Bajern Mynih vazhdon kërkimin për trajnerin e ri dhe duke qenë në një situatë shumë të vështirë, skuadrat kërkojnë të përfitojnë maksimalisht nga problemet e bavarezëve. Kështu e kanë menduar edhe të Kristal Palas, pasi kanë mësuar se Bajerni interesohej për trajnerin e tyre.
Bavarezët kishin piketuar Oliver Glasner për pankinën, me këtë të fundit që kishte shprehur parimisht pëlqimin e tij për t’iu bashkuar gjermanëve. Kjo shtyu Bajernin që t’i ofronte Kristal Palas 18 milionë euro për të prishur kontratën e trajnerit me ta në fund të sezonit.
Por si përgjigje, ka marrë një “jo” të prerë dhe kushte financiare që kanë frikësuar bavarezët dhe kanë bërë që të mbyllet menjëherë negociata.
Mediat gjermane raportojnë se Kristal Palas i ka bërë të ditur Bajernit se Glasner do të lihej i lirë vetëm nëse paguanin 100 milionë euro në arkat e tij, duke shtyrë rekordmenët e futbollit gjerman të bënin prapakthehu e të nisnin kërkimet për një tjetër emër.