Ekipi turk Gulspor ka shitur 18 lojtarë të rinj dhe më paratë e fituara bleu 10 dhi në një përpjekje për të fituar para shtesë nga shitja e qumështit, e cila do të përdoret për t’i shërbyer nevojave prioritare të klubit.

Presidenti i ekipit, Kenan Büyükleblebi tha se hapi për të blerë dhitë ishte diktuar nga mungesa e financave në dispozicion – pasi nuk ka investim thelbësor qeveritar ose sponsorizim për ekipet turke në ligat më të ulëta, shkruan GazetaBlic

“Duhet të kemi të ardhura të vazhdueshme”, tha Büyükleblebi për CNN Turkey. “Fondet janë të mbingarkuara, sepse nuk kemi mbështetjen e qeverisë apo grupit të korporatave për klubet tona. Ne kemi nevojë për të marrë më shumë investime për fëmijët.”

Klubi fitoi 15,000 lira turke (pothuajse 2,600 dollarë) pas shitjes së 18 lojtarëve të rinj dhe planifikon të ketë rreth 5,000 lira fitim nga shitjet e qumështit për të mbuluar shpenzimet e klubit.

“Kemi 10 dhi. Do të jetë një burim i të ardhurave për të rinjtë. Ne mendojmë se dhitë janë fitimprurëse. Ne i kemi blerë ato për të rritur lojtarë më shumë.”

Gülspor është një nga klubet më të vjetra në Turqi. Ky ekip është themeluar në vitin 1954.