Klubi i Futbollit Vllaznia ka dhene pak minuta me pare nje njoftim te rendesishem sa i takon shitjes se biletave te ndeshjes ndaj Universitatea Craiova. Aty behet e ditur se biletat do te fillojne te shiten ne sportel diten e neserme, nderkohe qe vazhdon shitja e tyre online.

Interesimi i tifozerise shkodrane duket i madh per kete ndeshje, meegjithate do jete numri i biletave te shitura ai qe do te tregoje me se miri kete gje. Ja njoftimi i klubit kuqeblu per kete çeshtje:

NJOFTIM

Duke filluar nga nesër (e shtunë), në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi” nis shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia- Universitatea Craiova e vlefshme për “UEFA Europa Conference League”, ndeshje kjo që do të luhet të enjten, datë 21 korrik 2022, në ora 21.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ndërkohë, bëjmë me dije se biletat mund të vazhdoni t’i blini edhe online duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Eja edhe Ti!

Forca Vllaznia!