Për shkodranët do të ishte vetëvrasje nëse Vllaznia do të siguronte pjesëmarrjen në Kupat e Europës dhe në fund do të penalizohej të luante nga borxhet e akumuluara.

Për të zgjidhur këtë problem te Vllaznia mund të kopjojë edhe modelin që përdori vjet Tirana, duke kërkuar ndihmë në FSHF.

Kështu që, Vllaznia mund të marrë hua në federatë dhe më pas e shlyen atë nga përfitimi që siguron në Europë, ku si kampione mund të arkëtojë rreth 1 milion euro.

Megjithate, kryebashkiakja Ademi ne fakt ne prononcimin e dhene nje dite me pare, e beri te qarte se do te gjendet menyra e duhur per ta bere te mundur licensimin e klubit dhe pjesmarrjen e tij ne Kupat e Europes.

Ajo beri te qarte se do te plotesohet çdo kriter, perfshi ketu edhe ate financiar dhe Vllaznia nuk do ta kete problem qe do ta pengoje kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/