Izmir Smajlaj vijon të dhurojë paraqitje të jashtëzakonshme. Atleti shkodran fitoi medaljen e tretë të artë në për vitin 2021, teksa u shpall kampion në Mitingun Ndërkombëtarë të sallave të mbyllura që u zhvillua sot në Beograd të Serbisë.

Smajlaj regjistroi rezultatin 7.91 në kërcim së gjati, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit. Për tu veçuar është edhe fakti që atleti ynë nuk u prit aspak mirë në garën e Beogradit, teksa nuk i mori asnjëherë duartrokitjet e kërkuara para çdo kërcimi.

Megjithatë atleti ua mbylli gojën të gjithëve, duke regjistruar rezultatin më të lartë në garë. Një tjetër medalje për Shqipërinë në këtë event erdhi edhe nga Franko Burraj, i cili arriti të rrëmbente argjendin.

Burraj zhvilloi gjithashtu një paraqitje shumë të mirë, duke e ndalur kronometrin në kohën 47:45 në garën e 400 metrave, por ishte i pafat në finish teksa i shpëtoi medalja e artë për një diferencë minimale.