Ne Shkoder duket se ka nje interes te madh per ndeshjen e se shtunes ne mes Tiranes dhe Vllaznise qe do te luhet ne oren 19.45 ne stadiumin “Air Albania”.
Prej ditesh, grupimet e tifozeve kane nisur punen per te bere nje organizim sa me te mire te kesaj transferte dhe per t’u ardhur atyre ne ndihme ka menduar edhe vete klubi shkodran.
Nga sa behet e ditur permes faqes zyrtare te tij, tifozet shkodrane biletat e kesaj ndeshje nuk do te kene nevoje t’i sigurojne ne Tirane, pasi shitja e tyre do te behet dy ditet e ardhshme ne Shkoder. Ja njoftimi i shperndare nga klubi Vllaznia:
NJOFTIM
KF Vllaznia bën të ditur se për t’i ardhur në ndihmë tifozëve të saj që duan të jenë të pranishëm në ndeshjen Tirana- Vllaznia që do të luhet ditën e shtunë ora 19.45 në “Air Albania” , se biletat e kësaj ndeshje mund t’i sigurojnë në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi” ditën e enjte dhe të premte sipas orareve që keni në grafikën e mëposhtme.
Në dispozicion të tifozëve kuqeblu do të jenë tribunat V 101, 102 dhe 103 dhe çmimi i biletave do të jetë 400 lekë.
Forca Vllaznia!