Vendimi i sotem i Komisionit te Disiplines per ta ndeshkuar Vllaznine e femrave me humbjen e ndeshjes ne tavoline ne shifrat 0-3 i ka çuditur te gjithe ne Shkoder. Sportdashesit me shume te drejte, e konsiderojne nje vendim dukshem te njeanshem dhe ne dem te kampioneve te vendit.
Por si eshte pritur tek vete skuadra? Gazeta “Shkodra Sport ka tentuar te kontaktojme me drejtuesit e ekipit, por edhe me sportiste te veçanta dhe te gjithe kane qene te shokuar me vendimin ne fjale. Ne fakt, per momentin askush nuk ka dashur te jape nje prononcim, gjithmone duke menduar zgjidhjen qe do te bejne ne vijim.
Nje ide ka qene ajo e ankimimit te ketij vendimi, nje tjeter per te zhvilluar nje proteste bashke me tifozet prane zyrave te FSHF-se ne Tirane. Po ashtu, ka edhe nje ide ekstreme per ta terhequr ekipin ne kampionati ne shenje revolte per gjithçka po ndodh ne futbollin e femrave ne Shqiperi keto dy vitet e fundit, shoqeruar me presione ne menyra nga me te ndryshmet per t’ia marre titullin kampion Vllaznise.
“Fajtore Vllaznia se mbrojtem veten nga goditjet e personave te jashtem qe ishin prezent ne fushe? Ky eshte nje absurditet shqiptar. Çfare kane pritur ne Federate, te kete ndonje viktime nga Vllaznia, per te na dhene te drejte?”.
Vendimi i sotem i Komisionit te Disiplines eshte vertete absurd sepse ka penalizuar Tiranen me te drejte per mosmarrjen e masave te sigurise por nga ana tjeter, fajeson Vllaznine per nderprerjen e ndeshjes!!! Ne nje kohe qe klubi shkodran edhe publikisht ka akuzuar me emra persona qe nuk kane asnje lidhje me klubin bardheblu te cilet kane hyre ne fushe dhe kane ushtruar dhune ndaj pjestareve te ekipit te tyre./SHKODRA-SPORT.COM/
ÇUDIRA SHQIPTARE/ Disiplina ‘i shkakton’ humbjen e parë pas 11 vitesh Vllaznisë së femrave!!!