Nese flasim per futbollin lezhjan te dy dekadave te fundit, kuptohet qe emri i cili do te ndalesh padyshim qe do te jete ai i Dritan Smajlit, mbrojtesit qe beri nje karriere te shkelqyer duke luajtur me disa skuadra te kampionatit shqiptar.

Po ndalemi sot tek ky personazh ngaqe ka ditelindjen, mbush 37 vjeç dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ish fitbollisti i Beselidhjes, Kastriotit,Vllaznise, Kukesit e Tiranes ka lindur me 12 shkurt 1985 ne Lezhe, por origjina e tij eshte nga Rapsha e Hotit, Malesi e Madhe.

Ka kryer shkollen e mjeshterise sportive ne Tirane ne vitet 2000-2004, nderkohe qe aktualisht eshte trajner i ekipit Shenkolli U17.

Pikerisht ne kete moment kur ai eshte duke festuar ditelindjen e tij, Dritan Smajli eshte i gatshem te jape edhe nje interviste per gazeten “Shkodra Sport”. Ja si i pergjigjet ai pyetjeve tona:

– Dritan, si ka nisur karriera juaj?

Karierren e kam filluar neper rrugica, tek stacioni i trenit, ne oborrin tim me gure. Kemi luajtur me shoket ku kemi gjetur hapesira. Per te vazhduar karrieren sportive me ka ndihmuar vellai im Ardian Smajli, ne kete kohe ai luante me ekipin e te rriturve te “Beselidhjes”.

Ardiani ka luajtur pak me Beselidhjen, pasi per kushte jo te mira ekonomike emigroi ne Itali. Ne ishim te varfer pasi ishim 8 persona ne familje. Ardiani me ka ndihmuar me veshjet sportive, si uniforme, fanella, kepuce, gete, mbathje, topa futbolli etj.


– Cilet kane qene trajneret tuaj tek Beselidhja?

Trajneri i pare ka qene Sokol Pelingu. Pas tij kam patur Vasel Sokolin, qe padyshim me kane ndihmuar shume. Ne vitin 1999-te jam thirrur ne ekipin kombetare te moshes U15. Me vone te ai U17.

– Kunder cilave ekipe kombetare te ketyre moshave keni luajtur?

Kam luajtur kunder Turqise, Greqise, Rumanise, Azerbajxhanit dhe Kroacise. Gjithmone sipas moshave.
Ne vitin 2006-2007 jam grumbulluar edhe me ekipin kombetar U21. Kemi luajtur kunder Spanjes, kunder Da Silves nje lojtar i rrezikshem per t’u mbarkuar, sot ai eshte te Manchester City.


– Çfare veshteresish keni patur kur keni luajtur perballe ekipe te forta si Spanja?

Une te them te drejten nuk kam patur frike, veshtiresi sepse ka patur nje besim dhe karakter te forte ne shpirtin tim. Ndoshta nje besim i tepruar.


– Ju keni luajtur me disa ekipe te rriturish ne karrieren tuaj. Tek cili prej tyre jeni ndjere me mire?

Me Vllaznine, me te cilen kam luajtur per 5 vite. Kam gjetur kenaqesi, ngrohtesi gje te cilen nuk e besoja.


– Cilet lojtare do te vleresonit tek Vllaznia e atyre viteve kur ju ishit pjese e saj?

Do te veçoja futbollistet Grima, Belisha, Doçi, Kaçi, Sinani, Osja, Lici etj. Ishin keta qe ma bene te lehte lojen te Vllaznia.

– Sa gola keni shenuar gjate kariares tuaj?

Kam shenuar 33 gola.


– Goli me i bukur?

Goli i shenuar ndaj ekipit irlandez Sligo Rovers per Europa lige, kur luaja me Vllaznine.

– Per cilin ekip ke simpati nga ato te huajt?

Gjermanine si kombetare dhe Bajern si klub.

– Lojtaret me te mire boteror per ju?

Ronaldo i Brazilit dhe Ronaldo i Portugalise.

– Si e mendoni Beselidhjen e sotme?

Beselidhja po kalon veshtiresi dhe nuk i takon ketij klubi per te qene ne kete situate. Ndoshta kete vit mund ta quaj pozitiv, sepse po aktivizohen shume lojtare vendas. Gje qe te jep shprese. Per kete duhet pergezuar presidenti Gjoke Noka.
Intervistoi: Engjell Gjolaj