Kane provuar ta mundin ne fushen e lojes, me loje te drejte e te padrejte, por nuk ia kane arritur. E kemi fjalen per Vllanzine e futbollit te femrave. E kane provuar per 11 vite me rradhe por nuk ia kane dale dhe tashme kane gjetur nje menyre tjeter teper origjinale: E munden me ane te Komisionit te Disiplines!!!

Themi keshtu sepse ky i fundit ne mbledhjen e tij te sotme, ka vendosur qe per shkak te dhunes ne ndeshjen Tirana- Vllaznia, ka fajesuar ekipin shkodran per dhunen e ndodhur ne kete ndeshje dhe si rrjedhoje ia ka humbur ndeshjen ne tavoline me rezultatin 0-3!!!

KF Vllaznia Femra, për shkaktimin e ndërprerjes së ndeshjes kundër KF Tirana Femra, duke qenë përgjegjëse për aktet e dhunës dhe shkeljen e rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 6/3/j, 16/1, 17/2/a, 17/2/h të KDE, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0.

Por me e bukura eshte se Disiplina ka “denuar” edhe Tiranen per mosmarrjen e masave te sigurise duke i zbritur 3 pike ne renditje dhe kete e ka justifikuar me kete logjike:

KF Tirana Femra, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes dhe për pasojë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjesmidis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/3/g, 16/1, 17/1 të KDE, dënohet me zbritjen e 3 (tre) pikëve në klasifikim.

Logjika e denimeve eshte shume e thjeshte: Tirana nuk ka marre masat e sigurise dhe i zbriten tre pike, ndersa Vllaznia qe nuk eshte pergjegjese per marrjen e masave, e humb ndeshjen ne tavoline. Si rrjedhoje pas 9 javesh kampionat, Tirana eshte e para ne renditje me 24 pike, ndersa Vllaznia e dyta po me 24 pike, por me bilanc negativ ndaj ekipit bardheblu!!!

Nje vendim i miremenduar nga ata qe e kane marre sepse vetem ne kete menyre mund ta ndalnin Vllaznine dhe te projektohet rruga per t’i rrembyer edhe titullin kampion. Por njekohesisht perpos dy vendimeve te mesiperme, ka patur edhe dy vendime te tjera te Komisionit te Disiplines si me poshte:

Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Lazer Matija, për sulm fizik ndaj lojtareve dhe zyrtareve të ekipit kundërshtar, duke shkaktuar akte dhune ne ndeshjen midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/2/a, 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet përjashtim nga aktiviteti për sezonin futbollistik 2023-2024. Në zbatim të neneve 6/2/b dhe 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF,
deri në përfundim të dënimit.

Zyrtaria e KF Tirana Femra, Ardenisa Aliaj, për sulm fizik ndaj lojtareve dhe zyrtareve të ekipit kundërshtar, duke shkaktuar akte dhune ne ndeshjen midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/2/a, 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet përjashtim nga aktiviteti për sezonin futbollistik 2023-2024. Në zbatim të neneve 6/2/b dhe 6/2/c të KDE, zyrtares i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF,
deri në përfundim të dënimit.

Dy vendime te tjera absurde sepse sipas logjikes se Disiplines, ato çfare kemi pare ne foto e video qenkan shkaktuar nga dy persona Lazer Matija dhe Ardenisa Aliaj. Ne fakt, kesaj te fundit edhe emrin ia kane shkruar gabim (e ka Edonisa Aliu) dhe nese vertete keto dy persona kane shkaktuar dhunen, pse duhen denuar ekipet????

Disiplina me vendimin e sotem qe ne fakt eshte i turpshem, dallohet qarte se ka synim te godase Vllaznine. Pjestaret e saj kane qene te dhunuarit nga ajo ngjarje pikerisht nga persona civile te cilet kane qene te pranishem brenda territorit te fushes, ne kundershtim me çdo rregullore futbolli dhe ne vend qe te denohet klubi organizator me humbjen e ndeshjes, e peson ekipi mik qe kishte udhetuar drejt Tiranes vetem me lojtaret dhe pjestaret e stafit teknik!!!

Ne kete menyre gjithçka duket se eshte bere me qellim per t’i dhene goditjen e pare Vllaznise. Njekohesisht edhe “humbjen” e pare pas 11 vitesh, ndonese ne tavoline. Te tjera mund te vijne rruges derisa t’i rrembejne edhe titullin kampion. Sepse mesa duket ky eshte qellimi edhe i segmenteve te caktuara brenda Federates Shqiptare te Futbollit./SHKODRA-SPORT.COM/