Vllaznia U21 do te nise pune te merkuren e ardhshem. Ky eshte njoftimi qe ka shperndare vete klubi shkodran pak minuta me pare teksa ka ftuar te gjithe lojtaret e interesuar per te qene pjese e ketij ekipi.

Ne njoftim ne fakt nuk eshte bere e ditur se kush do te jete “timonieri” i ketij ekipi, por siç ka shkruar “Shkodra Sport” prej disa ditesh, ne pankinen e tij do te ulet nje emer i njohur, pikerisht Elvis Plori, i cili do te zere vendin e anglezit Dean Sibson qe e drejtoi ate ne sezonin e kaluar. Ja njoftimi i Vllaznise:

NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se ditën e mërkurë, datë 13 korrik ora 18.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”, do të nisë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik ekipi U21.

Ju bëjmë me dije se të gjithë lojtarët e Akademisë Vllaznia të datëlindjes 2003 të cilët kanë qenë pjesë e ekipit U19 në sezonin e fundit, duhet të jenë të gjithë të pranishëm në stërvitje.

Po ashtu, ftojmë të paraqiten edhe futbollistë të ekipeve të tjera të datëlindjeve 2001, 2002 dhe 2003 të cilët kanë dëshirë të bashkohen me Vllaznia U21.

Jeni të mirëpritur!