Situata te Vllaznia nuk eshte ajo me e mira, por askush tashme nuk e ka mendjen tek sfidat e kaluara. I gjithe fokusi eshte i perqendruar tek sfida e se merkures, e vlefshme per turin gjysmefinal te Kupes se Shqiperise.

Behet fjale per ate ndaj Partizanit, e cila do te luhet te merkuren ne oren 17.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe ajo do te percaktoje edhe finalisten e dyte te ketij kompeticioni.

Rezultati 0-0 i arritur ne ndeshjen e pare ne Elbasan, le te hapur çdo gje, por ne Shkoder e duan me çdo kusht fitoren dhe kualifikimin per ne finale. Skuadra duket e karikuar ne maksimum per kete sfide.

Por nderkohe, drejtuesit e klubit kane marre nje tjeter vendim te rendesishem ne kete pragndeshje, perveç atij te uljes se çmimit te biletave. Ata kane vendosur qe skuadra te grumbullohet qe sonte.

Dhe keshtu ka ndodhur. Nga sa meoshet, menjehere pas perfundimit te seances stervitore, futbollistet dhe stafi teknik eshte nisur drejt rezidences se tyre te zakonshme, “Gardenland Resort” ku do te qendrojne deri dy ore para ndeshjes te se merkures.

Nje gje e tille pritet te sherbeje per mire te skuadra dhe ajo te jape me te miren ne fushen e lojes, per t’i dhuruar Vllaznise te dyten finale te Kupes rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/