Pak ditë më parë, trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, deklaroi se i duhet një mesfushor për ta quajtur grupin të kompletuar.

Ai e parë me kujdes gjendjen e ekipit gjatë ndeshjeve miqësore, që kanë qenë të shumta deri tani. Dhe për mesfushën, ish-portieri i korçarëve pëlqen Ardit Krymin.

Sipas “Panorama Sport”, futbollisti shkodran mund të bashkohet me Skënderbeun në vazhdim, pasi shihet si një lojtar që mund t’i bëjë shumë punë ekipit korçar.

Krymi është titullar fiks në formacionin e Vllaznisë prej disa sezonesh dhe gjithashtu pjesë e Kombëtares U-21.

Problem mund të jetë kontrata që mesfushori ka me klubin shkodran dhe tani gjithçka varet nga bisedimet mes palëve. Zakonisht, klubi korçar nuk tenton në merkato lojtarë, të cilët janë nën kontratë. / Vipsport/