Pasditen e sotme ka qarkulluar lajmi se ditën e nesërme mund të mbërrijë në Shkodër një tjetër futbollist që mund të firmosë për Vllazninë. Padyshim që kjo gjë solli edhe reagime të ndryshme duke dashur të zbulojnë edhe emrin e këtij lojtari por nga klubi Vllaznia kanë mohuar gjithçka. Burime pranë tij bëjnë të ditur se merkatoja e kësaj skuadre është mbyllur dhe nesër nuk pritet asnjë lojtar për të ardhur e firmosur.

Trajneri Gjoka e ka deklaruar disa herë se klubi dhe Bashkia kanë bërë maksimumin e mundshëm për të ndryshuar thuajse 40 për qind të formacionit dhe prandaj nuk mendohet të ketë afrime të tjera deri më 31 janar që është edhe afati i fundit i mbylljes së merkatos.

© shkodrasport.com