Ndonese kohe Boterori, ne Shkoder gjithnje e me shume e kane mendjen tek finalja e Superkupes ne mes Tiranes dhe Vllaznise qe do te luhet te merkuren e ardhshme ne stadiumin “Air Albania” te kryeqytetit.

Nderkohe pak minuta me pare klubi Vllaznia permes faqes zyrtare ka bere te ditur se per t’i ardhur ne ndihme tifozeve te vet, ka vendosur qe shitja e biletave te kesaj ndeshje te behet edhe ne Shkoder. Ja njoftimi i klubit kuqeblu:

NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se për t’i ardhur në ndihmë tifozëve shkodranë që duan të jenë të pranishëm në ndeshjen finale të Superkupës ndaj Tiranës që do të luhet më 7 dhjetor ora 19.00 në “Air Albania”, në bashkëpunim me FSHF si organizatore e ndeshjes, kanë vendosur që biletat e saj të shiten edhe në Shkodër.

Për këtë arsye, bëjmë me dije se sporteli pranë stadiumit “Loro Boriçi” do të jetë i hapur që prej datës 4 dhjetor deri ditën e ndeshjes sipas orareve të mëposhtme:

Paradreke: 10.00- 14.00

Pasdreke: 17.00- 20.00

Eja edhe ti!

Një ndeshje ku nuk duhet të mungosh!

Forca Vllaznia!

(Shënim: Tribuna e caktuar për tifozët kuqeblu është ajo pas porte nga ana e Hotel “Sheraton”)