HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKlubi Vllaznia po negocion me Diagne për ndërprerjen e kontratës

Klubi Vllaznia po negocion me Diagne për ndërprerjen e kontratës

Largimi i Fallou Dianje është një mister më vete në kampin e Vllaznisë. Që pas stërvitjes para ndeshjes me Partizanin në Kupë, ku mësoi se nuk do të ishte titullar, senegalezi ka braktisur skuadrën.

Në fakt, në klubin shkodran kanë qenë të rezervuar për të dhënë sqarime për situatën e lojtarit, por nga sa mësohet, menaxheri i tij dhe drejtuesit kanë nisur negociatat për prishjen e kontratës.

Tashmë ngërçi është vetëm për çështjen e rrogave, pra se sa do të bien dakord palët për një zgjidhje me konsensus të marrëveshjes.

Siç mësohet nga “Panorama Sport”, kontrata e Dianjesë kishte të drejtë rishikimi pas mbylljes së këtij sezoni ku shtatlarti bëri një performancë të mirë me fanellën kuqeblu.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments