irana ka mposhtur Partizanin me rezultatin 2-1 në derbin numër 150, duke thyer kështu mallkimin 5-vjeçar. Golat e Bathës dhe Kobina i dhuruan fitoren skuadrës së Emanuel Egbo në sfidën e dhuruar në “Air Albania”.

Një derbi që shpërtheu menjëherë me gola, ndërsa Idriz Batha gjeti rrjetën në minutën e 7. Erdhi barazimi i shifrave nga Bardhi, vetëm 3 minuta më vonë, megjithëse ka ende hije dyshimi për një pozicion jashtë loje.

Në minutën e fundit ka ardhur edhe goli nga Kobina, që ka shpërthyer në festë gjithë tifozët e Tiranës. Por gjithashtu ai që fiton në këtë rast është futbolli shqiptar dhe panorama që ka dhuruar kjo ndeshje. Një precedent që do të shënohet në historinë e Shqipërisë për shkak të numrit të lartë të tifozëve që ishin prezent dhe stërmbushën “Air Albania”.

Por gjithashtu edhe respekti ka mbizotëruar dhe tifozeritë kanë shkëmbyer duartrokitje mes njëra-tjetrës në momente të veçanta, por pa harruar edhe luftën sportive. /Sport Ekspres/