“Zgjohet” Vllaznia U17 dhe ne perballjen e sotme me Laçin ka arritur te tregoje vlerat e saj te verteta duke fituar me rezultatin 5-2 por edhe me nje loje shume te mire.

Protagonistet kryesore te ketij suksesi kane qene futbollistet Kodra e Zaganjori te cilet kane shenuar secili nga dy gola, por edhe pjesa tjeter e ekipit ka bere nje paraqitje te mire.

Ne fakt, pas nje goditje te shtylles nga Kodra, ka qene Laçi i cili kaloi i pari ne avantazh me golin e shenuar nga Xheka ne minuten e 22-te.

Vllaznia U17 reagoi menjehere, duke barauar me ane te Kodres fillimisht ndersa me pas ka ardhur goli i Boshtit dhe pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin 2-1.

Ne fillimin e se dytes eshte serish Kodra qe shenon edhe golin e trete, por laçianet mundohen te hyjne ne loje teksa ngushtojne shifrat me ane te nje 11-metershi te kthyer ne gol nga Xheka.

Por vetem kaq sepse me pas protagonist do te behej futbollisti Ersi Zaganjori qe shenon dy gola njeri pas tjetrit dhe ne kete menyre Vllaznia U17 e mbyll ndeshjen me fitoren 5-2.

Me kete fitore ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi eshte ngjitur ne kuoten e 7 pikeve dhe tashme mban vendin e shtate ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/