HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKoha e ‘X’ ka përfunduar, Vllaznisë i vlejnë vetëm 3 pikët

Koha e ‘X’ ka përfunduar, Vllaznisë i vlejnë vetëm 3 pikët

Vllaznia do rikthehet përpara tifozëve të saj për herë të parë në këtë vit 2022. Shkodranët do presin nesër ekipin e Egnatias në përballjen për javën e 17-të të kampionatit. Një ndeshje ku për kuqeblutë patjetër ka vetëm një rrugë, që është fitorja dhe marrja e 3 pikëve. Kjo diktuar edhe nga objektivat e larta që ka ekipi shkodran.

Edhe lojërat e ekipit kuqeblu kanë qenë të një niveli shumë të lartë. Ku kulmuan me performancën e zhvilluar para 1 jave kundër Tiranës. Megjithatë duket se të besuarit e Brdariç kanë ngelur nën shenjën e “X”. Kjo pasi 3 ndeshjet e fundit, Dinamo-Vllaznia (0-0).

Vllaznia-Kukësi (1-1) dhe Tirana-Vllaznia (0-0) janë mbyllur të gjitha në barazim. Rezultate që realisht nuk kanë treguar atë çfarë ka dhuruar Vllaznia në fushë. Duke merituar ndoshta më tepër. E tashmë loja e mirë duhet konkretizuar në rezultat. Kjo pasi Tirana vijon të jeyë ende 8 pikë larg.

Dhe kjo diferencë duhet të ngushtohet sa më shumë të jetë e mundur para përfundimit total të fazës së dytë të kampionatit. Tashmë nesër pritet 3 pikëshi përballë rrogozhinasve, kjo edhe për të vënë në presion skuadrat që ndodhen para kuqebluve në tabelën e klasifikimit si: Tirana, Kukësi apo edhe Laçi.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments