Numri i futbollistëve shqiptarë që luajnë në kampionatin italian është i madh dhe një ndër to është edhe talenti Aristidi Kolaj që aktivizohet me skuadrën e të rinjve të Sasuolos. Kolaj është grumbulluar nga Shqipëria U21 dhe në prag të takimit ndaj Turqisë doli para mediave ku ka folur për ndeshjen zyrtare ndaj Turqisë dhe dy miqësoret ndaj Uellsit.

“Ne jemi thirrur për të luajtur me Kombëtaren dhe jemi të kënaqur. Kemi eksperiencë europiane por është mirë që të luajmë me Shqipërinë. Kur vesh fanellën e Shqipërisë është emocion fantastik. Ne jemi një ekip i bashkuar dhe në Turqi shkojmë për fitore dhe jemi të përqendruar vetëm te fitorja.

Sasuolo? Kam bërë shumë stërvitje me ekipin e parë dhe trajnerin e njoh shumë mirë. Kam luajtur me Primaveran dhe kemi bërë mirë, kështu që kam shpresë për të shkuar te ekipi i parë. Të shohim.

Shqipëria apo Italia? Shqipëria ka qenë për mua gjithmonë zgjedhje e parë dhe jam i kënaqur që jam pjesë. Kemi besim se mund të shkojmë lart me Kombëtaren dhe se mund të fitojmë”, tha Kolaj. /VipSport/