Bledar Perfati, Suad Kaloshi, Jaser Rrustja, Marvin Skutina e Senad Lekaj, janë pesë futbollistët shkodranë që luajnë në kampionatin kosovar të futbollit me ekipin e Trepçes. Ata janë titullarë në këtë skuadër e cila ka për president, menaxherin e njohur kosovar Nexhmedin Haxhiu. Shkuarja e pesë futbollistëve shkodranë në Kosovë është bërë e mundur falë marëdhënieve të mira që Edi Martini ka me presidentin e kësaj skuadre. Përveç kësaj, plot 13 futbollistë shkodranë përfaqësuan ekipin e Trepçes në verë në një turne që ai zhvilloi në Austri. Të gjitha këto kanë çuar në vazhdimin e marëdhënieve të mira mes palëve dhe aktualisht janë 5 futbollistë nga Shkodra që luajnë atje. Skuadra e Trepçes pas javës së 7-të të kampionatit mban vendin e katërt në renditje me 11 pikë dhe shkodranët po mbajnë peshën kryesore të ekipit. Kështu Kaloshi, Rrustja, Perfati e Lekaj luajnë rregullisht në formacion ndërsa Skutina ka patur më pak hapësira aktivizimi.