Kinglsei Koman vazhdon të regjistrojë rekorde të pabesueshme në karrierën e tij. Mesfushori ofensiv francez, edhe pse në një moshë shumë të re, regjistron sukses pas suksesi dhe tashmë ka arritur në shifrën e pabesueshme të 10 titujve kampion në 9 vitet e fundit, të ndarë mes PSG, Juventusit dhe Bajern Mynih.

Në vitet 2013 dhe 2014 ai e festoi titullin kampion me PSG, në eksperiencën e tij të parë mes profesionistëve. Në vitin 2015 ai e festoi me Juventusin, ndërsa që nga viti 2016 e deri tani ka festuar titujt radhazi me Bajernin. Sipas llogarive janë 9 në 9 edicione, por Koman ka 10 medalje fituesi.

Kjo, për shkakun e thjeshtë se luajti me Juventusin në edicionin 2015-2016 një ndeshje para se të transferohej te Bajerni. Kështu, ai në atë edicion mori medalje fituesi si nga italianët, ashtu edhe nga bavarezët.

Ndaj pa mbushur ende 25-vjeçac, Koman është bërë një prej lojtarëve me më shumë trofe në futbollin europian, pasi deri tani ka siguruar 23 të tillë në klubet ku ka kaluar karrierën. /vipsport/