Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLMOSHATKombëtaret Rajonale të moshave, fiton Shkodra U-17, barazon ajo U-13

Kombëtaret Rajonale të moshave, fiton Shkodra U-17, barazon ajo U-13

Ditën e djeshme janë zhvilluar ndeshjet e javës së dytë të kampionatit të përfaqësueseve rajonale të moshavë U-13, U-15 dhe U-17.

Ndeshjet e kësaj jave të parë sipas kalendarit janë luajtur në Kamëz, Elbasan dhe Korçë.

Ekipet e Zonës së Shkodrës ndeshjet e tyre i kanë luajtur në Kamëz dhe përballë kanë patur ekipet e Zonës së Fierit.

Në tre ballafaqimet e zhvilluar duket se është vendosur një barazi. Ka nga një fitore për secilën zonë dhe një barazim.

Kështu, në përballjen e 17 vjeçarëve, ekipi i Shkodrës i drejtuar nga Edi Martini ka fituar me rezultatin 2-0, ku autorë të golave kanë qenë Paloka dhe Elbasani.

Në përballjen e 15 vjeçarëve ka fituar Fieri 1-0 me golin e Çipit.

Ndërsa në ndeshjen e 13 vjeçarëve, është arritur barazimi 1-1. Golin për shkodranë e ka shënuar Ara.

Javën e ardhshme do të luhen ndeshjet e javës së tretë.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments