Kombetarja shqiptare e boksit eshte nisur ne oret e para te mengjesit te sotem drejt Turqise ku do te marre pjese ne Kampionatin Ballkanik qe zhvillohet keto dite ne Antalia.

Pjesmarres do te jene sportistet me te mire te ekipeve kombetare te ketij Rajoni dhe nder ta jane edhe 5 boksieret e kombetares shqiptare te cilet drejtohen nga trajneret Zef Gjoni dhe Jozef Sermi.

Behet fjale per Ardit Murja, Alban Beqiri, Arjon Kajoshi, Albert Kapaj dhe Indrit Laçi. Te shoqeruar edhe nga presidenti i Federates Florend Kalivopuli, pjestaret e kombetares tone jane nisur drejt ketij kompeticioni me objektiva te qarta per te mos u kthyer pa medalje.

Shorti do te hidhet diten e neserme dhe pese boksieret tane do te kene mundesine te mesojne edhe emrat e kundershtareve me te cilet do te zhvillojne ndeshjet e tyre te para ne kete aktivitet.

Kampionati Ballkanik zhvillohet per here te pare sivjet dhe kuptohet qe secili prej shteteve pjesmarrese deshiron te beje nje performance sa me te mire ne te.
www.shkodrasport.com