Shqipëria do të zbresë këtë sot në fushë për të zhvilluar ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve përballë Kazakistanit. Kuqezinjtë kanë fluturuar paraditen e së premtes, teksa pas 6 orësh e gjysmë fluturimi me çarter nga Tirana, kanë mbërritur në Almati.

Një udhëtim sfilitës dhe kjo ka qenë arsyeja që është caktuar të bëhet dy ditë para ndeshjes. Ditën e djeshme, ekipi zhvilloi edhe stërvitjen zyrtare dhe të sot në orën 15:00 (me orën shqiptare) luhet ndeshja.

Trajneri Edi Reja pritet që në këtë ndeshje të hedhë në fushë disa debutues: Kumbulla, Kallaku dhe Broja. Në portë, Berisha do të jetë edhe kapiteni i Kombëtares, si ndër ata me më shumë ndeshje si kuqezi.

Përpara tij, krahas Gjimshitit dhe Dermakut, pritet të vendoset edhe Kumbulla. nga krahët, Lenjani nga e djathta dhe Trashi nga e majta, janë më të mundshmit.

Për këtë dilemë, mund të vendoset edhe që Lenjani të luajë nga e majta dhe Memolla djathtas. Në mesfushë, Bare dhe Abrashi do të kenë Kallakun në krah.

Ky i fundit, mund të spostohet edhe përpara për të shndërruar rreshtimin në 3-4-1-2. Në sulm, Armando Broja pritet të debutojë përkrah Rei Manajt.