Kombëtarja e drejtuar nga Edi Reja ka rastin të vendosë rekord pikësh sa i përket Shqipërisë në fazën e eliminatorëve në grupe.

Në 5 ndeshje kuqezinjtë kanë grumbulluar 9 pikë dhe projeksioni duke ditur se kemi edhe San Marinon e Andorrën, është që minimumi ta mbyllim grupin me 15 pikë, që është rekord.

Me De Biazin Kombëtarja grumbulloi 14 pikë, me Brigelin 13 pikë, ndërsa me trajner shqiptar është Hafizi me 8 pikë. Nëse do të llogaritej me sistem trepikësh në fitore, Bajko do të ishte më lart.

Pikerisht per kete arsye, fitorja e neserme me San Marinon do te merrte edhe me shume vlere per kombetaren qe sot drejtohet nga tekniku italian Reja.

Mbi te gjitha, trepikeshi do ta mbante Shqiperine ende ne loje per te arritur objektivin e saj per vendin e dyte ne grup.