Hoze Murinjo duket se po ndjen “neps” teksa shprehet se pasi ka parë në television ndeshjet e Bundesligës, i është shtuar dëshira që edhe në Premier League të merret përsipër rifillimi i kampionatit. Portugezi thekson se kërkon të ndjejë sërish aromën e barit pasi është një ndjesi fantastike.

“Tani ne duam të kthehemi sërish në fushë. Pasi kemi parë ristartimin e Bundesligës dhe gjithashtu njoftimet për rifillimin e futbollit në Portugali dhe Spanjë, mendoj se edhe këtu në Premier League duhet të mendojmë për këtë. Është e vështirë të shohim vendet e tjera që i rikthehen futbollit, ndërsa ne jemi ende në vendnumëro.

Në këtë moment nuk po i japim të apasionuarve atë që duan, por po respektojmë rregullat dhe institucionet. Na mungon të gjithëve futbolli i luajtur, mundësia për të ndjerë aromën e barit. Është një ndjesi e merekullueshme”, u shpreh Murinjo. /VipSport/