Vllaznia zhvillon një ndeshje më dy fytyra në Shkodër përballë Skënderbeut, gjithsesi në fund ia del të marrë tri pikët, që e mbajnë në lojë për vendin e katërt (dhe të tretë), që i jep mundësinë për të luajtur në Europë edhe nëse nuk e fiton Kupën e Shqipërisë ndaj Laçit.

Kuqeblutë luajtën një pjesë të parë të dobët në “Loro Boriçi”, madje duhet pranuar që ishin me fat që muk pësuan gol, me Jean Victor dhe Mensah që nuk arritën të shënonin përballë Zogoviçit.

Në pjesën e dytë u desh dalja në sulm e Esin Hakajt për të zhbllokuar rezultatin, ndërsa pak para fundit Da Silva mund të kishte dyfishuar.

Mbyllet me fitoren e Vllaznisë ky takim, me shkodranët që mund të përfitojnë nga përplasja e drejtpërdrejtë mes Kukësit dhe Partizanit për t’u ngjitur të paktën në vendin e katërt javën e ardhshme, sigurisht nëse mposhtin Dinamon.

Vllaznia – Skënderbeu 1-0

(Hakaj 58′)