Monday, March 16, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKombëtarja, Rey Manaj humbet sfidën kundër Polonisë

Kombëtarja, Rey Manaj humbet sfidën kundër Polonisë

Lajme të këqija për kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjes kundër Polonisë, e vlefshme për fazën e Play Off-it të Kupës së Botës 2026.

Sulmuesi Rey Manaj është larguar i dëmtuar nga fusha e lojën në sfidën Sivasspor-Umraniye në ligën e parë turke dhe sot klubi i tij ka njoftuar për shkallën e dëmtimin të lojtarit.

“Lojtari ynë Rey Manaj u dëmtua në muskulin e pasëm të kofshës së majtë në ndeshjen që luajtëm dje. Si rezultat i rezonancës magnetike (MR) të kryer sot, është konstatuar një çarje e tendinit brenda muskulit të shkallës 3c dhe gjakderdhje në muskulin e pasëm të kofshës së majtë”, shkruhet në njoftimin e Sivasporit.

Manaj detyrohet të qëndrojë larg fushës së blertë për 4-6 javë dhe për rrjedhojë humbet sfidën e 26 marsit kundër Polonisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments