Kombëtarja shqiptare U-16 nis sot përgatitjet për dy ndeshjen miqësore me Italinë U-16, që do të zhvillohen në Shqipëri. Trajnerët Ervin Bulku dhe Agron Kërçova kanë shpallur sot edhe listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për këto dy sfida, të cilët janë që të gjithë të vitlindjes 2007.
Ndeshja e parë miqësore Shqipëri U16 – Itali U16 do të zhvillohet më datën 21 shkurt në stadiumin “Air Albania” të Tiranës dhe do të nisë në ora 17:00. Ndërsa ndeshja “dytë” mes këtyre skuadrave do të luhet më 23 shkurt e do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të nisë në ora 12:00.
Shumë nga lojtarët e ftuar e konkretisht 15 të tillë, aktivizohen me klube të huaja në Itali, Gjermani, Austri apo edhe Anglia, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga kampionati shqiptar, e ne mes ketyre te fundit eshte edhe futbollisti i Vllaznise Erigestino Pepnikaj.
Nën drejtimin e trajnerëve Ervin Bulku dhe Agron Kërçova kuqezinjtë do të zhvillojnë sot pas mesdite seancën e parë stërvitore me lojtarët e ftuar, që do të zhvillohet në kompleksin Tropikal në Durrës. Për këto miqësore stafi teknik ka ftuar shumë lojtarë të rinj, të cilët janë evidentuar nga seleksionimet apo grumbullimet e vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit.
Bëhet fjalë për lojtarë të talentuar, të cilët mund të formojnë bazën e Kombëtares U-17 në sezonin e ardhshëm. Miqësoret me një kundërshtar të fortë siç është Italia janë shumë të vlefshme për të testuar forcat me rivalë të nivelit të lartë ndërkombëtarë. Gjithashtu, për djemtë kuqezi është një shans për të fituar sa më shumë eksperiencë me fanellën kuqezi në ndeshje ndërkombëtare.
Grumbullimi do të zgjasë për pesë ditë me radhë dhe grupi do të ketë kohën e nevojshme për t’u ambientuar dhe lojtarët për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin.
Më poshtë edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të Kombëtares U-16 të ftuar për dy miqësoret me Italinë U-16: