Kombëtarja shqiptare U17 ndodhet e grumbulluar në Korçë për të përgatitur dy ndeshjet miqësore. Ndeshja e parë do të luhet në orën 17:00 në stadiumin e Skënderbeut në Korçë, ndërsa takimi i pas dy ditëve do të luhet në Ohër, në të njëjtin orar në stadiumin e Ohrit.

Por grumbullimi në këtë qytet sigurisht që po shoqërohet me njëfarë frike për situatën kritike të shoqëruar nga tërmetet e shumta që kanë rënë në këtë qytet dhe rrethinat e tij.

Jo më kot, njëri nga pjestarët e stafit të kësaj kombëtareje, trajneri i portierëve Ideal Lekiqi, ka publikuar në profilin e tij një foto bashkë me trajnerin Elvin Beqiri dhe pjestarët e tjerë të stafit.

Por shumë interesante është diçitura e kësaj fotoje. Shkodrani shkruan: “Në Korçë, në dorë të Zotit”. E ka thënë me humorin që e karakterizon, apo vërtetë Lekiqi ka frikë nga tërmetet, kjo mbetet për t’u parë.

Megjithatë realiteti është se edhe në rradhët e kombëtares ekziston frika. Ja postimi i Lekiqit: