Kombëtarja U17 do të luajë dy ndeshje miqësore më datat 19 dhe 21 maj. Kundërshtari do të jetë i jjëjtë dhe bëhet fjalë për Bosnje-Hercegovinën.
Ndeshja e parë do të luhet në Elbasan Arena në orën 17:00, ndërsa e dyta do të jetë në orën 10:00 në stadiumin e Teutës, Niko Dovana. Sakaq, trajneri Ervin Bulku ka zyrtarizuar edhe listën me lojtarët e grumbulluar për këto teste ndaj Bosnjes, ndërsa ka lojtarë që vijnë si nga brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Në fakt është hera e parë që pas tre seleksionimeve, trajneri Bulku ka të gatshëm edhe lojtarët që vijnë nga jashtë pasi më parë e kishin të vështirë prej pandemisë. /VipSport/
Lista e të grumbulluarve: