Klubi i Partizanit zyrtarizoi dy orë më parë afrimin e sulmuesit malazez, Stefan Nikoliç, i cili nuk është i panjohur për lidhjet që ka pasur në të kaluarën me klubet shqiptare, edhe pse nuk ka luajtur asnjëherë në Superiore.

Dy vite më parë, më saktësisht në gusht të 2016-ës, me sulmuesin malazez arriti marrëveshjen klubi i Flamurtarit, por më pas u tërhoq.

Arsyeja është e kaluara e tij. Ish-lojtari i Steauas së Bukureshtit apo CSKA-së së Sofjes ka probleme me alkoolin.

Kur ka luajtur në Rumani, ai është bërë disa herë protagonist në incidente të ndryshme në diskotekat e Bukureshtit.

Mediat rumune dhe konkretisht portali “cancan.co” i ka kushtuar një shkrim Nikoliçit duke e shoqëruar edhe me foto.

Me të mësuar lajmin e botuar në “Panorama Sport” më 1 shtator 2016, klubi vlonjat anuloi marrëveshjen. Nuk dihet nëse Partizani tashmë do të veproj kështu.