Brazili do të ndeshet në mbrëmje kundër Belgjikës, për të luajtur çerekfinalen që ka marrë vëmendjen më të madhe në Botërorin e Rusisë.

Tekniku i brazilianëve që shihen edhe si favoritët kryesorë për të fituar këtë turne, Tite, shprehet se nuk kërkon që një ndeshje e tillë të zgjidhet nga ruleta ruse.

“Një ndeshje futbolli nuk duhet të zgjidhet kurrë nga gjuajtja e tmerrshme e penalltive. Nuk e shoh këtë si një rezultat të vlefshëm dhe për mua duhet të ketë një mënyrë tjetër.

Presion është i madh dhe ne të gjithë e dëgjojmë atë, megjithëse unë i kam thënë lojtarëve vetëm që të përqendrohen në fushën e lojës”, ka thënë Tite./vipsport/