Kombëtarja shqiptare U-19 do të nisë nga dita e premte, datë 6 gusht, grumbullimin në kuadër të ndeshjes miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë kundër Italisë U-19. Takimi do të zhvillohet në Koverçano të Italisë, më 13 gusht dhe do të nisë në ora 11:00.
Ditën e sotme, trajneri Cungu ka shpallur edhe listën me 20 lojtarët e afruar për këtë ndeshje, të cilët luajnë në kampionatin shqiptar dhe atë europian.
Ne kete liste, 7 prej futbollisteve te grumbulluar jane shkodrane dhe pikerisht behet fjale per tre futbollistet e Akademise Vllaznia, Leonard Kaçaj, Flori Spahija e Paolo Pjeshka, lojtari i Bylisit Marçelino Preka, ai i KF Shkodra Albi Shpuza dhe ai i Partizanit Klevis Dragaj. Po ashtu edhe mbrojtesi Elio Zalli qe luan ne Itali me ekipin Renate.
Risia e listes se Cungut nderkohe eshte futbollisti koplikas Endri Zenelaj. Lojtari qe vetem pak kohe me pare u shpall kampion i Italise me 18 vjeçaret e Genoas, tashme ka firmosur nje kontrate profesioniste me Sassuolon dhe nderkohe ka marre edhe ftesen e kombetares kuqeblu.