Sot në orën 18:00 në “Tirana Olimpik Park” do të startojë eventi “SES Boxing”, që do të kulmojë me kryendeshjen që do të vendosë përballë boksierin shqiptar, Jurgen Uldedaj dhe argjentinasin Nikolas Leandro Arganaraz. Kjo sfidë është e vlefshme për titullin botëror “WBO Youth” në peshat “Cruiser”

Pasditen e djeshme u kryen vizitat mjekësore e më pas u bë peshimi zyrtar për të dy boksierët. Ky duel është tepër i rëndësishëm për boksierin 21- vjeçar me origjinë nga Lezha, pasi fituesi do të shpallet kampion bote. Në këtë event do të duelojnë edhe 14 boksierë të tjerë, por sigurisht që e gjithë vëmendja është e përqendruar në përballjen ndërmjet Uldedaj-Arganaraz, pasi është sfida kryesore e mbrëmjes.

Pas peshimit, Uldedaj u shpreh kështu rreth kësaj etape tepër të rëndësishme të karrierës së tij: “Po pres me padurim momentin kur do të ngjitem në ring, pasi dua të shfaq të gjitha aftësitë e mia si boksier. Mendoj që do të jetë një sfidë spektakolare. Të dubloj para publikut shqiptar është emocionuese dhe më jep një motivim shumë të madh.

Fitimi i këtij titulli është një prej ëndrrave të mia dhe shpresoj që t’ia arrij me sukses”, deklaroi boksieri shqiptar, i cili jeton dhe stërvitet në Gjermani, ku është pjesë e skuadrës Magdeburg. Ndeshja e sotme pritet të jetë tepër emocionuese, pasi të dy boksierët ende në kanë pësuar asnjë humbje në karrierë.

Uldedaj regjistron nëntë fitore, ndërsa argjentinasi Nikolas Leandro Arganaraz ka një bilanc prej shtatë fitoresh. Ndërkohë, shitja e biletave për këtë eveniment vijon të bëhet në biletarinë e stadiumit “Selman Stermasi”, në dyqanet “Joma” dhe në dyqanin “Macron” në Ring Center në kryeqytet. Gjithashtu, në biletarinë e stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër