Shqipëria U-20 e drejtuar nga Ilir Biturku ka përfunduar ditën e sotme grumbullimin tre ditor, duke luajtur një ndeshje miqësore me ekipin e Kategorisë së dytë, Partizani B.
Në këtë grumbullim të parë të kësaj skuadre kombëtare, trajneri Biturku pati mundësi të ndjekë nga afër 18 lojtarët e grumbulluar nga kampionati shqiptar, duke parë gjëndjen e tyre fizike, teknike dhe taktike gjatë seancave stërvitore të kryera në Kompleksin Tropikal si edhe i ka testuar në ndeshjen e sotme me Partizanin B që është mbyllur me fitoren e Shqipërisë U-20 me rezultatin 3-0.
Ndeshja është luajtur sot në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz dhe golat janë shënuar nga Oshafi dhe Cara në pjesën e parë, respektivisht në minutat 9-të dhe 23-të, për tu vulosur nga Cara në minutën e 54-të me rezultatin që nuk ka ndryshuar deri në fund.
Ne kete ndeshje, kane luajtur si titullar nga minuta e pare edhe tre futbollistet e Akademise Vllaznia, pikerisht portieri Kristi Qarri dhe mbrojtesit Serjan Repaj dhe Elmir Lekaj.
Po ashtu ne pjesen e dyte eshte aktivizuar edhe mesfushori Uheid Hoxha, ashtu siç kane luajtur edhe edhe dy futbollistet e AAS Arber Daija dhe Mehdi Çoba.