Atalanta ka kaluar Juventusin për të shkuar më tej në Kupën e Italisë, në atë fitore të pastër me rezultatin 3-0. Një skuadër e mrekullueshme ajo nga Bergamo, që ka dhuruar për 90 minuta një futboll fantastik në fushën e lojës.

Etrit Berisha nuk ka qenë për asnjë minutë i shqetësuar në fushë, pavarësisht se bëhej fjalë për një ekip si Juventusi. Për më tepër, Kristiano Ronaldo ishte një hije e vetvetes në fushë. Këtu meritat dhe duartrokitjet vijnë edhe për Berat Gjimshitin.

Mbrojtësi shqiptar kishte detyrën kryesore për të ndalur portugezin, ndërsa komentatorët italianë nisën menjëherë nga elozhet për Gjimshitin, pas nivelit të treguar në fushë. Nëse Ronaldo nuk e goditi asnjëherë portën, atëherë diçka ka shkuar keq, pasi me portugezin kjo rrallëherë ndodh.

E njëjta situatë për mbrojtësin e Kombëtares u paraqit me Portugalinë në eliminatoret e Europianit të shkuar, teksa në takimin ndaj Portugalisë do ia bëntë të vështirë mbrëmjen Ronaldos, thuajse me asnjë duel të fituar kundrejt tij. /Shqiperia.ch/