Ndeshja ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Atletico Madrid në konkurencën e femrave ka shënuar një rekord historik në futbollin botëror, teksa ka mbledhur hiç më pak se 48.121 tifozë, transmeton Gazetasheshi.com nga Marca.com.

30 janari i vitit 2019 do të shënohet në histori të futbollit femëror, për shkak të një numri më të madh tifozësh në një ndeshje ku femrat luajnë futboll.

Dueli i “Kupës së Mbretëreshës” ka mbledhur një numër më të madh tifozësh se dueli i fundjavës i zhvilluar në “San Mames” ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Real Betis (1-0) në konkurencën e meshkujve.

Si për t’i shpaguar biletat e tifozëve të pranishëm në këtë përballje u realizuan plot pesë gola.

Futbollistet e Atletico Madrid triumfuan 2-3 ndaj atyre të Athletic Bilbaos.