Pas Thomas Muller qe i kerkoi fanellen pas ballafaqimit te tij ne ndeshjen Mainz 05- Bajern, ka ardhur edhe nje tjeter vleresim maksimal per futbollistin me origjine nga Shkodra Brajan Gruda, i cili po shkelqen ne Bundesligen gjermane, ndonese eshte vetem 19 vjeç.

Ka qene komentatori i njohur Wolff Fuss i cili ka shkruar per kete futbollist dhe kjo gje eshte pasqyruar edhe nga skysport.de teksa ai ka thene:

“Ne kete ndeshje ra ne sy Brajan Gruda. Nderkohe qe ai eshte edhe nje lojtar i kombetares U21 te Gjermanise, është mbresëlënëse për ta parë sesi luan futboll. Teknikisht i fortë, kreativ dhe dinamik. Mainz do të ketë shumë gëzim prej tij,” vijon Fuss në rubrikën e tij.

Pikerisht poshte ketij shkrimi nuk kane munguar edhe komentet e tifozeve te ndryshem teksa veçojme njerin prej tyre qe shkruan: “100% dakord me ate qe thote Wolf. Ndonjehere dukej sikur Musiala kishte ndërruar anën e fushës”.

Komentet vijojne nga nje tjeter tifoz qe shkruan: “Unë isha në stadium të shtunën dhe djali në fakt më ra në sy në një mënyrë shumë pozitive!” dhe nje tjeter vijon me poshte kur shkruan: “Brajan Gruda lojtari më i mirë, talent i madh, Musiala i dytë”./SHKODRA-SPORT.COM/