Nje futbollist i Akademise Vllaznia eshte denuar rende sot nga Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit. Ky Komision ne mbledhjen e tij te rradhes ka denuar futbollistin e ekipit Vllaznia U15 Riad Fangaj me 6 jave pezullim per sjellje josportive ndaj zyrtarisht te ndeshjes.

Ne fakt, ne klubin shkodran bejne te ditur se ka patur nje incident ne kete ndeshje me arbitren e ndeshjes, por kjo e fundit ka ngaterruar emrin e lojtarit sepse nuk ka qene Fangaj por nje futbollist tjeter i ketij ekipi.

Per kete arsye, pritet qe ne ditet ne vijim te kete apelim te ketij vendimi te padrejte per kete futbollist. Ja te gjitha vendimet e marra sot nga Disiplina:

1. Zyrtari i KF Turbina, Bledar Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i KF Turbina, Dorjan Bajrami, për pështymjen ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/f të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3. Lojtari i Flamurtari FC, Denis Aliaj, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Lojtari i FK Egnatia, Endrien Magani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5. Shënkolli, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke lejuar praninë në stadium të personave të pa autorizuar, në bazë të Neneve 63 dhe 64/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

6. Lojtari i Shënkolli, Kristjan Marku, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

7. Lojtari i KF Sopoti, Orgest Tanushi, për sjellje josportive dhe pështymjen ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d/f të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

8. Në bazë të Nenit 10/f të KDS, urdhërohet riluajtja e ndeshjes midis Labëria FC dhe FK Këlcyra, e vlefshme për javën e katërt Grupi B të Kampionat Kombëtar të Kategorisë së Dytë. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për zbatimin e këtij vendimi.

9. KF Shkumbini, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në bazë të Nenit 64/1 të KDS të dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

10. Lojtari i FK Apolonia U19, Rubin Zijaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i KF Vllaznia U15, Rijad Fangaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni, Xhino Ngjela, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.