Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKomisioni i Konkurrencës i jep të drejtë Almiro Gurakuqi: Autoritet shitës duhet...

Komisioni i Konkurrencës i jep të drejtë Almiro Gurakuqi: Autoritet shitës duhet të sigurojë një trajtim të barabartë

Komisioni i Konkurrencës i ka dhënë të drejtë biznesmenit, Almiro Gurakuqi për të marrë pjesë në ankandin e blerjes së Vllaznisë. Ai u përjashtua nga ankandi pasi Autoriteti shitës dhe Bashkia Shkodër e përjashtuan nga gara për shkak se kishte parregullësi në dokumentat e tij.

Gurakuqi vendosi ta dërgonte këtë çështje te komisioni i Konkurrencës dhe ky komision i ka dhënë të drejtë biznesmenit për të marrë pjesë në ankandin e blerjes së Vllaznisë.

Pak ditë më parë, Bashkia Shkodër anulloi shitjen e klubit, ndërsa në ankand veç sponsorit Xhaferi do të jetë edhe Almiro Gurakuqi pasi plotëson kushtet e nevojshme për të marrë pjesë. Shkodra Sport ka siguar edhe dokumentin që Komisioni i Konkurrencës i ka dhënë të drejtë biznesmenit Gurakuqi.

Ky komision kanë kërkuar nga Bashkia Shkodër dhe Autoriteti shitës që të sigurojnë një trajtim të barabartë dhe jo diskriminues për kandidatët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments