Për të qenë një ekip që kërkon të fitojë titullin kampion duhet të jesh i kompletuar. Në të dy këto sezonet e fundit Vllaznia është rritur ndjeshëm nga krahasim me vitet e mëparshme, por është ende larg titullit.

Nëse në sezonin e shkuar ekipi i Brdaric ngecte në shtëpi dhe në ndeshje të mëdha, ku presioni psikologjik ishte i madh për të fituar, këtë herë është një situatë tërësisht e kundërt dhe paradoksale.

Vllaznia ka arritur që të superojë veten duke marrë thuajse maksimumin në shtëpinë e saj, shpeshherë duke i vr.arë ndeshjet që në minutat e para. Ndërkohë transferta është kthyer si një turizëm, teksa në 24 javë numëron vetëm dy fitore, kundër Kastriotit dhe ajo ndeshje e parë e çmendur me Laçin, 3-5.

Pra qartësisht nuk mund të ketë një pretendim për titullin kampion kur në transferta arrihet që të fitohet kaq pak. Por për të marrë anën positive, ekipi ka arritur që të kontrollojë emocionin dhe presionin e madh që të jep “Loro Boriçi” në ndeshje delikate. /Sport Ekspres/