Kukësi-Vllaznia u luajt në “Elbasan Arena”. Vetë dita që përkon me fillimin e javës, orari dhe reshjet e shiut nuk e favorizonin pjesëmarrjen e tifozëve edhe në rastin më të mirë të mundshëm.

Të pranishëm ishin rreth 300 tifozë në këtë takim, ku nuk munguan edhe një grup mbështetësish të Vllaznisë që kishin udhëtuar enkas nga Shkodra.

“Panorama Sport” më poshtë ju paraqet disa nga pikantet dhe të veçantat që nuk u panë gjatë ndeshjes.

– Tekniku i Kukësit, Diego Longo, vë duart në kokë te rasti i minutës së dytë me Bashën, duke mos u besuar syve. Ndërkohë, te traversa e Bashës as nuk u mundua ta shihte, por u kthye nga pankina duke nënkuptuar që ishte pozicion jashtë loje.

– Elvis Plori bën batuta me gjyqtaren e katërt, Emanuela Rusta, teksa të dy shihen që po qeshnin.

– Pa kaluar mirë katër minuta lojë, Longo shkon te gjyqtarja e katërt dhe për disa sekonda po i ankohej për ndonjë rast të dyshimtë.

– Ndreca preferon të krosojë në vend që të japë një top për Feizhaon të lirë, duke shuar aksionin. Në këtë moment, Pejiç çohet ngapankina dhe i bërtet brazilianit: “Feizhao, fol, pse nuk flet”.

– Feizhaos i japin një top të fortë në anësore, por pavarësisht sprintit të tij, nuk e arriti dot. Një tifoz ia beh nga tribuna: “Po pse mo çfarë është ai Lamborgini”.

– Në minutën e 22-të fiken dritat në stadium, duke detyruarkryesorin Meta të ndërpristendeshjen. Sfida startoi në të 27-ën, duke qëndruar pesë minuta”blackout”. Shkak i kësaj ndërprerjeje ishte një masë në kabinën që furnizon me energji projektorët. Kjo ishte edhe hera eparë që në këtë impiant ndodhnjë defekt i tillë.

– Longo ia pason topin Brdariç për t’ua dhënë atë lojtarëve tëVllaznisë, që duhet të rinisnin lojën pas një rivënieje anësore.

– Ca nga emocionet e ndeshjesdhe ca nga i ftohti i hidhur, SafetGjicin nuk e zë vendi në tribunëdhe çohet shpeshherë nga ndenjësja e tij.

– Tifozët i kërkojnë Longos qëtë bërtasë pak më shumë, sepsei mundi Brdariç. “O italian, bërtit pak më shumë se na mundiky gjermani”