Justifikime ne kampin e Partizanit per “fshehje” te topave nga pjestaret e Vllaznise, apo mbyllje te kesaj te fundit ne gjysmefushen e saj per 45 minuta, por duket se ka edhe mendime ndryshe.
Gazetari i njohur sportiv Tami Kona gjate nje prononcimi te dhene ne emisionin “Fair Play” eshte shprehur se “Vllaznia e meritoi fitoren” dhe po ashtu ka ngritur edhe problematikat qe e e shqetesojne skuadren e kuqe.
“Ndeshja e zhvilluar dje në “Loro Boriçi” kishte shumë emocione. Partizani vërtetë është një skuadër e cila zhvillon volum loje dhe kam dëgjuar edhe disa pretendime të trajnerit Daja për vonesa loje të shkodranëve, por në fakt unë dua të ndalem tek një faktor tjetër.
Me përjashtim të rastit të Carës që u pengua nga Krymi i cili u ndëshkua me karton të kuq dhe një tjetër rasti të Malës, nuk ka patur asnjë rast tjetër shënimi në portën e Vllaznisë.
Për një skuadër si Partizani është e pafalshme të luajë që prej minutës së 65-të me një futbollist më shumë në fushë dhe të mos bëjë asgjë për ta fituar ndeshjem.
Gjithsesi unë dua të them se ishte një fitore e merituar e Vllaznisë së drejtuar nga Brdariç. Ajo nuk vodhi gje por me kete trepikesh tashmë i afrohet edhe më shumë kreut të renditjes”- eshte shprehur gazetari Tami Kona./SHKODRA-SPORT.COM/