Shpresat per t’i patur te gatshem per sfiden e neserme ndaj Teutes jane shuar dhe Vllaznia do te beje serish pa dy prej titullareve te saj.

Behet fjale per mbrojtesin Aleksandar Isaevski dhe mesfushorin Herald Marku. Te dy ata kane nisur stervitjen e lehte, por ende nuk jane gati per te qene ne fushe.

Edhe sot perpara nisjes se ekipit drejt Durresit, te dy keta futbolliste kane qene ne studion e fizioterapistit Haxhaja per te vijuar me terapine.

Ky i fundit bashke me pjestaret e tjere te stafit mjekesor te Vllaznise po bejne çmos qe t’i rikuperojne sa me shpejt ata dhe tashme synimi eshte qe te pakten t’i bejne gati per ndeshjen e se dieles me Kukesin.

Per momentin ende nuk eshte e qarte se çfare do te ndodhe, megjithate ajo qe konstatohet lehtesisht eshte se mungesa e tyre ka ndikuar jo pak ne lojen e Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/