Vllaznia ne basketboll per femra e ka nisur me fitore kampionatin e ri. Pasditen e sotme ajo ka triumfuar me rezultatin 66-57 ndaj Teutes ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit.
Vajzat e drejtuara nga trajneri Bledar Gjeçaj e kane nisur mire kete takim ndaj nje kundershtari te perforcuar kete sezon me dy lojtare amerikane, nje ukrainase por edhe te tjera nga Shqiperia siç eshte per shembull shkodrania Mirela Lugaj.
Basketbollistet kuqeblu e kane fituar perioden e pare ne shifrat 18-12, por e kane humbur te dyten 18-13 dhe kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me vetem nje pike avantazh ne favor te tyre.
Kjo beri qe ne perioden e trete ata ta rrisin ritmin e lojes dhe si rrjedhoje e fitojne ate 22-13, nderkohe qe ne te katerten thjesht ruajne avantazhin, periode qe mbyllet 14-13 per Teuten, megjithate ne fund eshte Vllaznia qe e fiton kete perballje te pare me shifrat 66-57.
Pikeshenuesja me e mire per te vazhdon te jete ajo e zakonshmja, Benarda Rreshpja qe ne kete takim ka shenuar 22 pike. Pas saj vjen Sindi Kryeziu me 18 pike, Anisa Bokrina me 13, Ingrid Dashja me 8 dhe Melida Hykaj me 3 pike. Ne kete ndeshje ka debutuar per Vllaznine edhe basketbollistja amerikane e sapoardhur Taylor Brooke Dunn e cila ka luajtur rreth 8 minuta dhe ka shenuar 2 pike./SHKODRA-SPORT.COM/