Shpëtim Duro rikthehet në pankinë. Trajneri kryeqytetas ka pranuar ofertën e bërë nga Drita në mesjavë. Bisedimet kanë zgjatur disa. Gjilanasit bënë ofertën e tyre, ndërkohë që vetë Duro më pas dërgoi pretendimet e tij.

E diela ishte lënë afati i fundit dhe kampionia në fuqi e Kosovës tashmë e ka trajnerin e ri. Bekim Isufi dha dorëheqjen dhe drejtuesit e klubit nisën menjëherë nga puna për ta zëvendësuar.

“Mirë se vini profesor! Nga sot ne krye të shtabit teknik në skuadrën tonë do të jetë trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro. Duro është trajner i dëshmuar dhe shpresojmë që së bashku do t’i arrijmë objektivat që kemi. Na priftë e mbara”, njofton klubi i Dritës.

Duro tanimë do rivalizojë me Josën dhe Maganin, që drejtojnë Prishtinën dhe Trepçën ’89. Starova që drejtonte Feronikelin është shkarkuar pak kohë më parë.

Tek Drita luan edhe futbollisti shkodran Erjon Vucaj i cili u mundua te linte pas problemet qe kaloi tek Vllaznia nje sezon me pare, por gjeti nje situate edhe me te keqe tek skuadra kosovare,