Konfirmohen zërat e interesimit të Real Madrid për Erling Haaland. Në listën e dëshirave të Florentino Perez ndodhen emra si Kylian Mbappe dhe Lautaro Martinez për repartin e sulmit, por janë shtuar kuotat e bomberit norvegjez.

Spanjollja AS raporton se “Los Blancos” janë befasuar nga vazhdimësia e sulmuesit të Dortmund, i cili ka shënuar 12 gola në tetë ndeshje të zhvilluara me verdhezinjtë gjermanë.

Blerja e tij pritet të kushtojë, por paratë nuk janë problem për gjigantin spanjoll. Haaland ka një karrierë të madhe përpara dhe presidenti Perez do të bëjë maksimumin për ta bindur që të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Ne fakt qe prej fillimit te ketij sezoni, ka patur shume zera qe e çonin kete lojtar ne ekipe te ndryshme me emer te Europes por gjate merkatos se janarit ishte Borusia Dortmund ajo qe arriti ta bindte lojtarin duke e bere pjese te tij.

Dhe ne fakt nuk eshte zhgenjyer. Lojtari- zbulim po ben jashtezakonisht mire dhe per kete arsye, tashme Reali po tenton ta marre me çdo kusht, megjithate duhet pritur se çfare do te ndodhe ne vijim.