Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEKonfirmohet lajmi i ‘Shkodra Sport’, Antonio Marku prezantohet tek Besëlidhja

Konfirmohet lajmi i ‘Shkodra Sport’, Antonio Marku prezantohet tek Besëlidhja

Konfirmohet lajmi i publikuar mbrëmë nga Gazeta “Shkodra Sport”. Antonio Marku është futbollisti më i ri i Besëlidhjes. Klubi i Besëlidhjes në Kategorinë e Dytë nuk ndal goditjet e njëpasnjëshme duke përforcuar me emra cilësorë skuadrën e drejtuar nga Elvis Plori.

Lezhjanët nuk janë ndalur me goditjet e verës, por kanë bërë afrime të reja edhe në janar. Të hënën ata prezantuan Xhuljo Mehmetin dhe Marko Mollën, ndërsa sot, kanë bërë një tjetër lëvizje, duke prezantuar mbrojtësin Antonio Marku.

Futbollisti, i cili ka një karrierë të pasur në klubet e Superiores, ku ka luajtur me Vllazninë, Laccin, Kukësin apo Teutën, tashmë ka pranuar ftesën e lezhjanëve dhe është vënë nën urdhrat e Plorit i cili e njeh mirë që në fillimet e karrierës së tashmë 33-vjeçarit.

Kësisoj, Besëlidhja duket se po bën gati një ekip i cili në muajt e mbetura ka për qëllim jo vetëm të fitojë Grupin A ku bën pjesë në Kategorinë e Dytë, por edhe të lërë shenjë si protagonist në Kategorinë e Parë në edicionin e ardhshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments