KF Deçiq i Tuzit ka marre nje goditje shume te rendesishme ne merkato. Pak minuta me pare ai ka prezantuar blerjen e tij me te re, ate te shkodranit Erjon Vucaj.
Ne fakt gazeta “Shkodra Sport” e ka zbuluar prej dy ditesh destinacionin e ri te mesfushorit ne fjale dhe kjo ne fakt ishte nje levizje suprize sepse te gjithe menduan se Vucaj do te kthehej ne Superligen shqiptare.
Ka qene vete klubi shqiptar i Malit te Zi qe permes faqes se tij zyrtare ka bere te ditur firmen me kete lojtar e kjo tregon me se miri ambicjet e tij ne sezonin aktual.
Mesohet se futbollisti shkodran ka firmosur per 18 muaj me Deçiq de si rrjedhoje pritet ta ndihmoje ashtu si duhet kete ekip per te synuar titullin kampion.
Me firmosjen e Erjon Vucaj, me siguri qe tashme edhe numri i shkodraneve qe do te bejne edhe me shume tifo per Deçiq do te shtohet dhe ata pritet te jene te pranishem ne çdo ndeshje te kesaj skuadre ne stadiumin e Tuzit./SHKODRA-SPORT.COM/